Kina lëshon alarme për fatkeqësitë gjeologjike për zonat e goditura nga shirat e dendur
2023-09-03 14:32:13

foto/VCG

foto/VCG

Autoritetet kineze lëshuan të premten në mbrëmje alarme portokalli dhe të verdhë për fatkeqësitë e mundshme gjeologjike të shkaktuara nga shirat e dendur në pjesë të Kinës jugore dhe jugperëndimore. 

Ministria e Burimeve Natyrore dhe Administrata Meteorologjike lëshuan një alarm portokalli për fatkeqësitë gjeologjike në jug të Guangdong. 

foto/VCG

foto/VCG

Dy departamentet qeveritare lëshuan gjithashtu një alarm të verdhë për rreziqet e fatkeqësive gjeologjike të shkaktuara nga reshjet e shiut në pjesë të Fujian, Guangdong dhe Yunnan, shkruan “Xinhua”.

Banorët u këshilluan të marrin masa paraprake, veçanërisht në zonat me rreziqe të mundshme. 

foto/VCG

foto/VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi me katër nivele, të koduar me ngjyra për fatkeqësitë gjeologjike, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)