Kina rinovon alarmin e kuq për tajfunet “Saola” dhe “Haikui”
2023-09-02 15:57:18

foto/VCG

foto/VCG

Observatori Kombëtar i Kinës rinovoi të premten një alarm të kuq për tajfunet “Saola” dhe “Haikui”, të cilët pritet të sjellin stuhi dhe shira të dendur në rajonet bregdetare jugore të vendit. 

foto/VCG

foto/VCG

Tajfuni “Saola”, i nënti i këtij viti, lëviz në drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore me një shpejtësi prej 10-15 kilometra në orë, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike (NMC). 

Tajfuni ka të ngjarë të zbresë në bregdet brenda një zone që shtrihet nga Huidong në Taishan në provincën jugore të Guangdong të Kinës deri paraditen e sotme, ose mund të lëvizë drejt jugperëndimit nga zonat bregdetare pranë pjesëve të mesme të Guangdong.

foto/VCG

foto/VCG

Tajfuni “Haikui”, i 11-ti i këtij viti, po lëviz në drejtim veriperëndimor me shpejtësi 15-20 kilometra në orë dhe gradualisht po i afrohet zonave bregdetare pranë Kinës lindore. 

Ai mund të kalojë përmes ishullit të Tajvanit dhe të hyjë në ngushticën e Tajvanit përpara se të afrohet në bregdetin e Fujian rreth të dielës, sipas NMC-së. (Irma)