Udhëheqja e PKK-së shqyrton rregulloret, planin për trajnimin e zyrtarëve
2023-09-02 15:21:57

foto/VCG

foto/VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) organizoi një takim të enjten për të diskutuar një sërë rregulloresh dhe një plan pesëvjeçar (2023-2027) në lidhje me arsimimin dhe trajnimin e zyrtarëve. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping kryesoi mbledhjen.

Siç u theksua në takim, trajnimi i zyrtarëve është një projekt udhëheqës, themelor dhe strategjik për ndërtimin e një ekipi zyrtarësh me kualitet të lartë. Një trajnim i tillë luan një rol të pazëvendësueshëm dhe të rëndësishëm në promovimin e kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze dhe projektit të ri të madh të ndërtimit të Partisë. Është e domosdoshme të zbatohet plotësisht “Mendimi i Xi Jinping” mbi socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re dhe të plotësohen kërkesat e përgjithshme për ndërtimin e Partisë, si dhe linjën organizative të Partisë në epokën e re. Duhet të bëhen përpjekje për të trajnuar një ekip zyrtarësh të kualitetit të lartë që janë politikisht kompetentë, që plotësojnë kërkesat e epokës së re dhe kanë aftësitë për të udhëhequr nxitjen e modernizimit socialist.

Në takim u theksua se metodat e edukimit dhe trajnimit duhet të optimizohen vazhdimisht për t'i bërë ato më sistematike, të synuara dhe efektive. Me vendimet dhe planet kryesore të Komitetit Qendror të PKK-së dhe strategjitë kryesore kombëtare si fokus, duhet të organizohen programe trajnimi në fusha të ndryshme për të përmirësuar aftësitë e zyrtarëve për çuarjen përpara të zhvillimit me cilësi të lartë, për t'i shërbyer popullit dhe për të parandaluar e zbutur rreziqet. Duhet të bëhen përpjekje për të siguruar mbështetje bazë për edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve. 

Në takim u diskutua edhe për disa çështje të tjera.  (Fang Xiaoyu/Laçi)