Kryeministri Mitsotakis: Burg për këdo edhe nëse zjarri përhapet nga pakujdesia
2023-09-02 14:53:53

foto/VCG

foto/VCG

Greqia është përfshirë prej kohësh nga zjarre të shumtë. Parashikohet, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme greke, që sipërfaqja e shkrumbuar të arrijë në rreth 150.000 hektarë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh me tone të ashpra, duke deklaruar se për zjarrvënësit përveç gjobës do të ketë edhe dënim më burg, madje dhe në kushtet ku krijimi i vatrave bëhet nga pakujdesia, shkruan “Panorama”.

foto/VCG

foto/VCG

“Ne kemi pasur një verë të vështirë e cila akoma nuk ka përfunduar teksa zjarri në Evros vazhdon. Qëllimi ynë kryesor është që të normalizojmë situatën. Kriza klimaterike po na kërcënon të gjithëve”,- tha shefi i qeverisë greke.

foto/VCG

foto/VCG


Sipas tij, edhe në rastet kur zjarri ka ardhur nga pakujdesia, zjarrvënësit do të përballen me masa ndëshkuese deri në burg.

“Shkaku i zjarrit në Evros është duke u hetuar. Është pothuajse e sigurt se është shkaktuar nga njeriu dhe është pothuajse e sigurt se zjarri ka rënë në rrugët e përdorura nga emigrantët e paligjshëm që hyjnë në Greqi”, tha Mitsotakis. (Irma)