Sektori joprodhues në Kinë vijoi rritjen në gusht
2023-09-01 16:15:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Aktiviteti joprodhues në Kinë vazhdoi rritjen në gusht falë rikuperimit të shërbimeve dhe një industrie të fuqishme ndërtimi, treguan të dhënat zyrtare.

Zyra Kombëtare e Statistikave bëri të ditur se indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin joprodhues arriti në 51 në gusht, shkruan “Xinhua”.

Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim poshtë tij pasqyron tkurrje.

Statisticiani i lartë i Statistikave, Zhao Qinghe, tha se sektori i shërbimeve ruajti vrullin e rimëkëmbjes i nxitur nga konsumi i pushimeve verore. Po ashtu dhe industria e ndërtimit regjistroi një rritje më të shpejtë.

Nënindeksi për sektorin e shërbimeve ishte 50.5 në muajin gusht, veçanërisht aktivitetet e biznesit të transportit, akomodimit dhe hotelierisë qëndruan mbi 55 për dy muaj radhazi.

Nënindeksi i sektorit të ndërtimit ishte 53.8 këtë muaj, nga 51.2 në korrik. (Irma)