Foto nga CFP
Shumë qytete në provincën Guangdong të Kinës jugore kanë shtyrë nisjen e semestrit të ri shkollor dhe kanë pezulluar funksionimin e trenave me afrimin e tajfunit “Saola”.
Shantou, Shanwei, Jieyang dhe Chaozhou janë ndër qytetet që kanë kërkuar që shkollat fillore, shkollat e mesme dhe kopshtet të shtyjnë datën e hapjes së tyre për semestrin e ri për të hënën, shkruan “Xinhua”.
Përdorimi i seksioneve të linjave hekurudhore të Guangdong, duke përfshirë linjën ndërqytetëse Guangzhou-Shenzhen dhe linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong, është vendosur të pezullohet nga e enjtja deri të hënën, sipas “China Railway Guangzhou Group Co. Ltd”.
Për të përballuar tajfunin, Departamenti provincial i Kontrollit të Përmbytjeve, Thatësirës dhe Tajfunit ngriti reagimin e tij emergjent në Nivelin II mëngjesin e të enjtes.
Në Shanwei, ku tajfuni ka të ngjarë të bjerë në tokë sonte, departamenti urdhëroi pezullimin e shkollave, ndërtimit, prodhimit, transportit dhe operacioneve të biznesit nga e premtja deri në një dalje nga reagimi i emergjencës së Nivelit I të tajfuni.
Observatori Kombëtar i Kinës rinovoi të enjten një alarm të kuq për tajfunin “Saola”, paralajmërimi më i rëndë në sistemin e tij të paralajmërimit të tajfunit me katër nivele, pasi tajfuni i nëntë i këtij viti pritet të sjellë stuhi dhe shira të dendur në pjesët jugore dhe lindore të vendit.
Ai pritet të bjerë në tokë diku në zonat bregdetare që shtrihen nga konteja Huilai e Guangdong në Hong Kong sonte, ose do të lëvizë nga perëndimi në jug dhe do të kalojë nëpër ujërat e Guangdong lindor pa rënë në tokë, bëri të ditur përmes një deklarate Qendra Kombëtare Meteorologjike. (Irma)