Kina regjistroi mbi 82 milionë udhëtime hyrje-dalje gjatë pushimeve verore
2023-09-01 15:00:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina regjistroi mbi 82.41 milionë udhëtime hyrje-dalje midis 1 korrikut dhe 29 gushtit, thanë autoritetet e Emigracionit. Midis tyre, 41.19 milionë udhëtime janë bërë nga banorët e pjesë kontinentale, 32.47 milionë janë bërë nga banorët në Hong Kong, Makao dhe Tajvan dhe 5.06 milionë nga të huajt, përcjell “Xinhua”.

Kina ka pasur një kërkesë në rritje për certifikatat e daljes dhe hyrjes gjatë muajve të fundit, pasi ishte pushimi i parë veror pas masave të mara ndaj Covid-19.

Gjatë periudhës 1 korrik-29 gusht, departamentet e kontrollit të hyrjeve lëshuan 3.42 milionë pasaporta të zakonshme dhe 18.59 milionë leje daljeje dhe miratime për të udhëtuar drejt dhe nga Hong Kongu, Makao dhe Tajvani.

Në përgjigje të pikut të udhëtimeve verore, departamentet e kontrollit të hyrjeve në të gjithë vendin hapën më shumë sportele për të përpunuar aplikimet e dokumenteve, zgjatën orët e tyre të shërbimit dhe ofruan shërbime të ndryshme kur ishte e nevojshme, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Emigracionit. Inspektorët e kufirit optimizuan shërbimet e tyre, vendosën më shumë tabela udhëzuese dhe shtuan më shumë korsi inspektimi, për të siguruar një ecuri të qetë dhe të rregullt të udhëtimeve. (Irma)