Treni i linjës Torino-Milano përplas punëtorët e hekurudhës, vdesin 5 persona
2023-09-01 15:03:12

Treni i linjës Torino-Milano ka përplasur për vdekje 5 punëtorë të cilët po punonin për mirëmbajtjen e hekurudhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në stacionin hekurudhor të Brandizzo, bën të ditur “RTSH”.

Mediet italiane raportojnë se treni po udhëtonte me shpejtësi 160 kilometra në orë në momentin që mori para punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës, ndërsa dy të tjerë mundën të shpëtojnë.

Autoriteti Hekurudhor njoftoi se treni me njëmbëdhjetë vagonë po lëvizte pa pasagjerë brenda në drejtim të Torinos. Hetuesit punuan për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mediet raportojnë se pesë viktimat janë shtetas italianë të moshave 22 deri 52 vjeç. (Irma)