Pentagoni fillon të përdorë inteligjencën artificiale për dronët luftarakë
2023-09-01 15:29:25

Pentagoni ka filluar të përdorë inteligjencën artificiale për dronët luftarakë, sipas raporteve nga “New York Times”, citon “ATSH”.

Raportet bëjnë të ditur se droni eksperimental pa pilot “XQ-58A Valkyrie” i Forcave Ajrore menaxhohet nga inteligjenca artificiale.

Ai është një dron i gjeneratës së ardhshme dhe është një prototip i asaj që Forca Ajrore shpreson se do të bëhet një shtesë e fuqishme në flotën e saj të avionëve luftarakë tradicionalë, duke u ofruar pilotëve robotë shumë të aftë për t’u vendosur në betejë.

Misioni i tij është të kombinojë inteligjencën artificiale dhe sensorët për të identifikuar dhe vlerësuar kërcënimet e armikut dhe më pas, pasi të ketë marrë miratimin njerëzor, të gjuajë. (Irma)