Foto nga CFP
Kina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në luftën e saj kundër ndotjes së ajrit të nisur në vitin 2014, deklaroi Christa Hasenkopf, drejtoreshë e programeve të cilësisë së ajrit në Institutin e Politikave të Energjisë të Universitetit të Çikagos (EPIC).
“Ndotja mesatare e ajrit në vend është ulur me 42.3% midis viteve 2013 dhe 2021, por mbetet prapë më e lartë se pragu i rekomanduar nga OBSH-ja. Nëse ky progres vazhdon me kalimin e kohës, popullsia kineze duhet të fitojë mesatarisht 2.2 vjet jetëgjatësi”, vlerëson EPIC në raportin për cilësinë e ajrit, citon “ATSH”.
“Në përgjithësi, rajonet e botës më të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit janë ato që marrin më pak mjete për të luftuar këtë rrezik”, thekson raporti.
“Ka një hendek të thellë midis vendeve ku ajri është më i ndotur dhe atyre ku janë shpërndarë burime kolektivisht dhe globalisht për të zgjidhur këtë problem”,- shpjegon Christa Hasenkopf.
Nëse ekzistojnë mekanizma ndërkombëtarë për të luftuar HIV-in, malarien apo tuberkulozin, nuk ekziston asnjë ekuivalent për ndotjen atmosferike. (Elona)