Kina do të organizojë në tetor Forumin e 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë"
2023-08-31 19:25:08

Foto nga VCG

Nisma "Një brez, një rrugë", në bazë të ndërlidhshmërisë, ka ofruar një platformë të re për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe ka ofruar energji të re për zhvillimin e vendeve të ndryshme dhe rritjen e ekonomisë botërore. Kështu u shpreh të enjten në një konferencë të rregullt shtypi zëdhënësi i Ministrisë së  Jashtme të Kinës Wang Wenbin duke iu përgjigjur pyetjeve mbi gjendjen e organizimit nga Kina të Forumit të 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë". Sipas tij, "Një brez, një rrugë" është bërë një produkt publik global me forcë të madhe tërheqëse dhe një platformë e bashkëpunimit global.

Wang tha se pala kineze do të organizojë këtë tetor në Pekin Forumin e 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", që është jo vetëm një aktivitet i rëndësishëm për 10-vjetorin e propozimit të kësaj nisme, por edhe një platformë e rëndësishme për të gjitha palët për të diskutuar ndërtimin e përbashkët cilësor të "Një brez, një rrugë". Pala kineze po mban komunikim mbi punët  e përgatitjes me palët e ndryshme dhe do të publikojë lajmet e reja në kohë. (Çang Çuo)