Kremlini: Rrëzimi i avionit ku ndodhej Prigozhin mund të jetë shkaktuar qëllimisht
2023-08-31 14:40:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kremlini bëri të ditur se hetuesit janë duke konsideruar mundësinë që avioni, ku ndodhej kreu i grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.

“Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë edhe atë të rrëzimit. Kjo është një ligësi e qëllimshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, gjatë një komunikimi me mediet, kur u pyet për hetimin.

I pyetur nëse Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil do ta hetojë rrëzimin e avionit, Peskov tha se rrethanat e bëjnë hetimin të dallojë, megjithëse e pranoi se hetuesit ende nuk kanë rritur në përfundim formal se çfarë e ka shkaktuar saktësisht rrëzimin e tij.

“Të presim për rezultatet e hetimit rus”, theksoi Peskov.

Avioni privat Embraer, me të cilin po udhëtonte Prigozhini nga Shën Peterburgut drejt Moskës, u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord më 23 gusht. (Elona)