Kina kontinentale do të heqë kërkesat e testit Covid për udhëtarët nga Tajvani
2023-08-31 11:11:28
Foto nga CFP
Duke filluar prej 30 gushtit, udhëtarëve që futen në Kinën kontinentale prej Tajvanit nuk do t’u kërkohet testi anti-Covid.
Zhu Fenglian, zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Këshillit të Shtetit të Tajvanit, deklaroi në një konferencë shtypi, se njerëzit që udhëtojnë në pjesën kontinentale, qoftë direkt nga rajoni i Tajvanit të Kinës ose që kalojnë tranzit përmes Tajvanit, nuk do të duhet të paraqesin më testin nukleik ose antigjen për Covid-19.
Deklarata e tij u bë në përgjigje të një hetimi të medias në lidhje me rregullimin e protokolleve Covid-19 për udhëtarët e ngushticës së Tajvanit. (Elona)
Lajmet Kryesore