Foto nga CFP
Greqia deri tani ka marrë 12 avionë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve më të mëdha që kanë shpërthyer në bllok që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2000, bëri të ditur Komisioni Evropian.
11 avionë dhe një helikopter nga Kroacia, Suedia, Spanja, Qiproja dhe Gjermania kanë ndihmuar zjarrfikësit grekë të luftojnë zjarret që mbulojnë më shumë se 81.000 hektarë, bën të ditur “ATSH”.
Përveç kësaj, gjashtë vende evropiane kanë kontribuar me ekipe zjarrfikëse tokësore përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve emergjente.
Kjo është hera e dytë që Greqia merr ndihmë për të luftuar zjarret këtë verë. “Operacioni më i madh ajror i bllokut për shuarjen e zjarreve demonstron një angazhim për veprim kolektiv efektiv”,- deklaroi eurokomisioneri për Krizat, Janez Lenarçiç. (Elona)