Xi urdhëron përpjekje të gjithanshme shpëtimi e hetim gjithëpërfshirës për përmbytjet në Sichuan
2023-08-30 17:29:45
Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar në një udhëzim zhvillimin në mënyrë të plotë të punës së kërkimit dhe shpëtimit të njerëzve të zhdukur në fatkeqësinë e fundit të përmbytjeve në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, kërkoi gjithashtu hetim gjithëpërfshirës dhe forcimin e mbikëqyrjes së sigurisë, për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve.
Një periudhë e shkurtër shirash të dendur javën e kaluar shkaktoi fatkeqësi natyrore në kantierin e ndërtimit të autostradës përgjatë një lumi në kontenë Jinyang në Prefekturën Autonome Liangshan Yi të Sichuan-it. (Çang Çuo)
Lajmet Kryesore