foto: VCG
Mbrëmjen e së hënës filloi Festivali i 18-të i Filmit i Changchun-it i Kinës, me pjesëmarrjen e shumë kineastëve dhe yjeve kinezë në ceremoninë e hapjes.
Dhjetë çmime, duke përfshirë atë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë dhe skenarin më të mirë, do të jepen gjatë festivalit.
15 filma janë përfshirë në garën përfundimtare për "Drerin e Artë", çmimin për filmin më të mirë, duke përfshirë filmin fantastiko-shkencor "Toka endacake II" dhe komedinë historike " E kuqja e plotë e lumit".
Përveç shfaqjes së filmave në kinema, festivali ofron edhe shfaqjen e filmave në natyrë dhe shikimin falas të filmave për personat me nevoja të ndryshme.
Do të zhvillohen një sërë veprimtarish për të nxitur ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis industrisë së filmit dhe organizatave të kulturës dhe turizmit.
Ky festival filmi do të zgjasë deri të shtunën. (Li Huailiang/Artan)