Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump në Uashington do të fillojë në mars 2024
2023-08-29 16:01:36

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjykatësja federale e çështjes kundër ish-presidentit Donald Trump në Uashington vendosi 4 marsin 2024 si datën e gjyqit ndaj tij mbi akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Vendimi i gjykatëses Tanya Chutkan do të thotë se zotit Trump ka të ngjarë t’i duhet të dalë në gjyq në të paktën tre çështje të veçanta penale, ndërsa bën fushatë për të siguruar emërimin e partisë republikane si kandidat.