Foto nga CFP
Më shumë se 3000 persona u evakuuan pas shiut të dendur që goditi pjesë të provincës Hunan të Kinës qendrore nga e shtuna deri të dielën, njoftoi shtabi provincial i kontrollit të përmbytjeve dhe thatësirës, bën të ditur “Xinhua”.
Shiu i rrëmbyeshëm ka goditur Hunanin veriperëndimor që nga e shtuna, ndërsa ka përmytur më parë qarqet Sangzhi, Shimen dhe Yongshun dhe qytetin Zhangjiajie.
Stacioni Sangzhi në lumin Lishui regjistroi një nivel uji prej 259.21 metrash, duke tejkaluar nivelin e alarmit me 2.71 metra dhe duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 10.85 metrash.
Reshjet e mëdha të shiut kanë rezultuar në përmbytje në zonat e ulëta të qarkut Sangzhi, duke dëmtuar disa banesa në zonat rurale.
Rrugët përgjatë lumit Lishui janë bërë të pakalueshme për shkak të përmbytjeve. (Fatosi)