Qindra të zhdukur pas zjarreve në Hawai
2023-08-28 17:00:45

CFP

CFP

Presidenti amerikan, Joe Biden, u informua për situatën dhe përpjekjet e ekipeve të ndihmës në Hawai pas zjarrit në Maui, njoftoi Shtëpia e Bardhë, shkruan “ATSH”.

“Janë ende 388 persona të zhdukur pas katastrofës në ishuj dhe emrat e tyre janë bërë të ditur për të lehtësuar operacionet e kërkimit”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në fillim të kësaj jave, numri i personave të zhdukurve pas asaj që besohet të jetë zjarri më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në mbi 1000.

Aktualisht, numri i viktimave është 115, por sipas autoriteteve ky nuk është një vlerësim real.

CFP

CFP

“Do të kalojnë shumë muaj përpara se të kemi numrin e saktë të personave që vdiqën nga zjarret”, thanë autoritetet. (Fatosi)