NVIDIA: “ShBA-ja mund të humbë mundësinë e udhëheqjes në tregun kinez”
2023-08-28 17:49:51
Xinhua
Rrjeti televiziv amerikan CNBC njoftoi më 24 gusht që kryezyrtari financiar i kompanisë së inteligjencës artificiale NVIDIA tha që, nga perspektiva afatgjatë, nëse zbatohen masat kufizuese të qeverisë amerikane ndaj shitjes së mikroçipave nga ndërmarrjet amerikane në Kinë, ndërmarrjet përkatëse amerikane do të humbasin “përgjithmonë mundësinë e udhëheqjes në tregun kinez, që është një nga tregjet më të mëdha globale”.
Sivjet qeveria amerikane ka shqyrtuar mundësinë e zbatimit të masave kufizuese ndaj eksportit të mikroçipave të lidhur me inteligjencën artificiale të NVIDIA-s për në tregun kinez.
Lajmet Kryesore