Moti i keq përfshin veriun e Italisë
2023-08-28 16:16:04

Moti i keq ne Itali (Foto Atsh)

Moti i keq ne Itali (Foto Atsh)

Moti i keq me stuhi ere dhe shiu goditi rajonin e Lombardisë në veri të Italisë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime në pjesën më të madhe të rajonit, shkruan “ATSH”.

Nga stuhia është prekur veçanërisht zona jugperëndimore e provincës së Milanos.

Në dy orë, 180 thirrje emergjente janë marrë nga zjarrfikësit, të angazhuar kryesisht në sigurimin e çative të ndërtesave të ndryshme dhe heqjen e pemëve të pasigurta ose të rrëzuara.

Shqetësime janë shënuar edhe në transport.

Stuhia e fuqishme që goditi Milanon krijoi probleme në qarkullimin e tramvajve, për shkak të degëve që ranë në kabllot e rrjetit elektrik. Shumë linja u devijuan. (Fatosi)