CFP
Prodhuesi kinez i automjeteve “Guangzhou Automobile Group Co., Ltd.” (GAC Group) raportoi një rritje modeste në shitjet e automjeteve, por rritje të ndjeshme të shitjeve të automjeteve me energji të re në gjysmën e parë të këtij viti, njofton “Xinhua”.
“GAC Group” shiti 236.000 automjete me energji të re pasagjerësh në gjashtë muajt e parë, duke shënuar një rritje vjetore prej 108.5 për qind, njoftoi kompania në raportin e saj gjysmëvjeçar.
Ai krahasohet me një rritje prej 1.14 për qind në shitjet totale të automjeteve të grupit prej 1.16 milionë në të njëjtën periudhë, të ngadalësuar nga shitjet e pakta të makinave me benzinë dhe nga zgjerimi i ngadaltë global i kompanisë.
Feng Xingya, menaxher i përgjithshëm i “GAC Group”, tha se tregu i ngadaltë i automjeteve me benzinë ka rënduar mbi markat e sipërmarrjeve të përbashkëta të grupit, të cilat kanë luftuar për të vazhduar me tregun me rritje të shpejtë të automjeteve me energji të re.
CFP
Tregu i automjeteve me energji të re në Kinë ka përjetuar rritje të shpejtë vitet e fundit. Në gjysmën e parë të vitit, shitjet e këtyre makinave u rritën 44.1 për qind në bazë vjetore në pothuajse 3.75 milionë njësi, krahasuar me një rritje prej 9.8 për qind në shitjet totale të automobilave, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë.
Vendi, i cili synon të arrijë kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit përpara vitit 2030, ka premtuar të inkurajojë përdorimin e automjeteve me energji të re në tregjet rurale dhe të përmirësojë infrastrukturat përkatëse.
Feng tha se më shumë përpjekje dhe investime janë drejtuar tani në markat e sipërmarrjes së përbashkët, duke përfshirë “GAC Honda” dhe “GAC Toyota”, për të përshpejtuar tranzicionin e tyre të elektrifikimit. (Fatosi)
CFP