Sektori i metaleve me ngjyrë në Kinë raporton rritje të qëndrueshme në shtatë muajt e parë të vitit
2023-08-28 15:39:35

CFP

CFP

Industria e metaleve me ngjyrë në Kinë regjistroi një rritje të qëndrueshme të prodhimit në shtatë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, vlera e shtuar industriale e sektorit u rrit 5.9 për qind në bazë vjetore gjatë kësaj periudhe, 2.1 pikë përqindje më e lartë se niveli mesatar i të gjitha industrive.

Prodhimi i kombinuar i 10 llojeve të metaleve me ngjyrë arriti në 42.32 milionë tonë, 7 për qind më shumë bazë vjetore, sipas të dhënave.

Çmimet e metaleve me ngjyrë kanë qenë përgjithësisht në rënie gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që importet kanë vazhduar të rriten. (Fatosi)