Viktima e të plagosur nga dy shpërthime pranë Bukureshtit
2023-08-28 15:44:46
Shperthimi ne Bukuresht (Foto Rtsh)
Një person humbi jetën pas shpërthimit në një pikë karburanti në kryeqytetin rumun Bukuresht të shtunën. Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Si pasojë e zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin e emergjencës dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës, njofton “RTSH”.
Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi vdekjen e një personi dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.
Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë pranë pikës së karburanteve.
Kryebashkiaku i Bukureshtit, Peter Florentin, tha se një shtëpi u përfshi nga flakët. (Fatosi)
Lajmet Kryesore