Kina nisi rinovimin e mbi 46 mijë komuniteteve të vjetra të banimit në zonat urbane në periudhën janar-korrik
2023-08-27 18:32:23
CFP
Kina ka nisur rinovimin e 46.600 komuniteteve të vjetra të banimit në zonat urbane në shtatë muajt e parë të viti, bëri të ditur Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, citon “Xinhua”.
Sipas të dhënave, Kina planifikon të rinovojë gjithsej 53.000 komunitete të vjetra banimi në zonat urbane këtë vit, në një përpjekje për t'i bërë qytetet më të jetueshme.
Nga projektet e rinovimit në ndërtim në periudhën janar-korrik, që përbëjnë 87.9 për qind të objektivit vjetor, pritet të përfitojnë 7.95 milionë familje.
CFP
Deri në fund të korrikut, nëntë rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Jiangsu, Zhejiang dhe Shangai, kanë vënë në zbatim të gjitha projektet e tyre të planifikuara të rinovimit. (Irma)
Lajmet Kryesore