Foto nga VCG
Norvegjia pritet t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16, njoftuan mediet norvegjeze, gjë që do ta bënte mbretërinë skandinave vendin e tretë që angazhohet për dërgimin e avionëve të tillë.
Nuk është specifikuar as numri dhe as data e mundshme e dorëzimit të këtyre avionëve, shkruan “AFP”, citon “ATSH”.
Ministria norvegjeze e Mbrojtjes nuk ka dashur, përmes një zëdhënësi, të konfirmojë apo mohojë këtë informacion.
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, bëri një vizitë të papritur në Kiev. Me këtë rast Norvegjia premtoi raketa kundërajrore Iris-T, pajisje për çminim dhe ndihmë prej rreth 130 milionë euro për blerjen e gazit dhe të energjisë elektrike këtë dimër.
Nga 57 avionë norvegjezë F-16 të ofruar zyrtarisht për shitje, 32 janë shitur tashmë në Rumani dhe 12 të tjerë i janë shitur një grupit privat amerikan.
Nëse informacioni nga mediet norvegjeze do të konfirmoheshin, Norvegjia do të bëhej vendi i tretë që do të angazhohej për furnizimin me F-16 në Ukrainë, pas Holandës dhe Danimarkës. (Irma)