Foto nga VCG
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk ka të bëjë asgjë me aksidentin ku mendohet se ka vdekur kreu i grupit mercenar rus “Ëagner”, Yevgeny Prigozhin.
Zelensky la të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për ngjarjen, duke thënë: “Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë situatë, kjo është e sigurt. Mendoj se të gjithë e dinë se kush është përgjegjës”, shkruan “Panorama”.
Një avion privat, ku Prigozhin ishte i regjistruar si udhëtar, u rrëzua mes Moskës dhe Shën Peterburgut me 23 gusht.
Zyrtarët e shërbimeve të emergjencës, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “RIA Novosti”, thanë se ishin gjetur të gjithë trupat e personave në rrënojat e avionit, por nuk kishte asnjë informacion nëse ndonjë prej tyre ishte identifikuar dhe nuk kishte konfirmim se Prigozhin ishte në bord.
Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) bëri të ditur se sipas listës së pasagjerëve, emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhinit ishte në avionin që u rrëzua në veri të Moskës. (Irma)