Foto nga VCG
Japonia ka filluar të lëshojë ujërat e ndotura bërthamore nga centrali bërthamor i dëmtuar i Fukushimës në Oqeanin Paqësor të enjten, ndërsa qindra japonezë u mblodhën në Tokio për të protestuar kundër planit të lëshimit.
Videoja e drejtpërdrejtë e ofruar nga operatori i centralit, Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (TEPCO), tregoi se si një punonjës ndezi një pompë uji detar rreth orës 13:00, duke shënuar fillimin e lëshimit të diskutueshëm të ujit në oqean, ndërsa shqetësimet dhe kundërshtimet nga peshkatarët vendës, si edhe nga vendet fqinje e vendet ishullore të Paqësorit, vazhdojnë.
Foto nga VCG
Me gjithë të nxehtin përvëlues, qindra japonezë nga mbarë vendi u mblodhën përpara selisë së TEPCO-s në qendër të Tokios të enjten në mëngjes, duke kërkuar që qeveria japoneze dhe TEPCO-ja të ndalojnë lëshimin në oqean.
Kina do të pezullojë importet e të gjitha produkteve ujore me origjinë nga Japonia duke nisur nga e enjtja, për të parandaluar rreziqet nga lëshimi i ujërave të ndotura bërthamore nga Japonia.
Administrata e Përgjithshme e Doganave tha në një deklaratë se ka vendosur të marrë masa urgjente për të parandaluar tërësisht rreziqet e ndotjes radioaktive të shkaktuara nga lëshimi i ujërave të ndotura nga Japonia, për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve kinezë dhe për të garantuar sigurinë e importeve ushqimore.
Foto nga VCG
Kryeministri i Koresë së Jugut Han Duk-soo tha të enjten se edhe vendi i tij do ta mbajë ndalimin e importit të produkteve ujore nga Japonia, në një fjalim që bëri pasi Japonia filloi të hedhë ujë e ndotur bërthamor në oqean po atë ditë.
Peshkatarët në Filipine shprehën gjithashtu dënimin e tyre për veprimin e Japonisë, duke u shprehur se do të zhvillojnë një miting proteste përpara ambasadës japoneze në Manila.