Ukraina: Trupat tona kanë zbarkuar në Krime për një operacion special
2023-08-25 17:23:52

Foto nga VCG

Njësitë e inteligjencës së Ukrainës zbarkuan në Krime të enjten për një operacion special, njoftoi Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në një postim në “Telegram”, citon “Xinhua”.

Zbarkimi i personelit të Inteligjencës, i mbështetur nga Forcat Detare duke përdorur pajisje lundruese, u zhvillua gjatë natës pranë vendbanimeve Olenivka dhe Mayak, thuhet në raport, ku theksohet se trupat ukrainase u angazhuan në luftime me forcat ruse.

Andriy Yusov, zëdhënës i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, deklaroi për transmetuesin publik “Suspilne” se qëllimet e operacionit special ishin arritur dhe nuk kishte humbje në mesin e ushtrisë ukrainase.

Operacioni special do të vazhdojë, tha ai. (Irma)