CMG-ja: Historia do ta mbajë përgjegjëse Japoninë për lëshimin e ujërave të ndotura radioaktive
2023-08-24 21:22:31

foto nga CFP

foto nga CFP

Në orën 13 të 24 gushtit 2023, me gjithë kundërshtimin kategorik të banorëve të panumërt, qeveria japoneze nisi forcërisht lëshimin e ujërave të ndotura nga aksidenti në centralin bërthamor të Fukushimës. Qeveria japoneze u shndërrua tërësisht në dëmtuese të mjedisit ekologjik dhe ndotëse të oqeaneve globale. Këtij vendi do t’i mbetet një tjetër njollë e pashlyeshme në histori, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull.

Kjo është hera e parë në historinë e përdorimit paqësor të energjisë atomike nga njeriu që lëshohen në det me qëllim ujërat e ndotura gjatë një aksidenti në një central bërthamor. Ekspertët parashikojnë që lëshimi i ujërave të ndotura do të zgjatë për 30-50 vjet. Studimet përkatëse tregojnë se këto ujëra do të mbërrijnë në bregdetin e Amerikës së Veriut në nëntor 2026, do të përhapen në Oqeanin Indian në shkurt 2030 dhe do ta përfshijnë tërë Paqësorin pas dhjetëve vjetëve.

foto nga CFP

foto nga CFP

Nga shumë kërkime del se në ujërat e ndotura të Fukushimës përmbahen mbi 60 elemente radioaktive, përfshirë tritiumin, karbon-14, kobalt-60 etj., dhe periudha e gjysmëjetës së tyre do të jetë disa vjet, dhjetëra vjet, mijëra vjet, e madje dhjetëra mijë vjet.

Dihet nga të gjitha se qeveria japoneze zgjodhi “lëshimin në det” ndër pesë alternativat për trajtimin e ujërave të ndotura. Kjo është zgjidhja më “ekonomike” dhe më e lehtë. Por prapa kësaj zgjedhjeje, ka edhe elemente politike, vijon komentin CMG-ja.

Operatori i centralit bërthamor të Fukushimës, Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (TEPCO), është një ndërmarrje monopol dhe shumë zyrtarë japonezë të nivelit të lartë janë bërë këshilltarë të kësaj kompanie pas daljes në pension. Nuk është e çuditshme që shumë media komentojnë që plani i qeverisë japoneze për lëshimin e ujërave të ndotura në det, në njëfarë mënyre, është një “vendim politik”. Në një artikull të publikuar të martën në gazetën amerikan “The New York Times” thuhet se vendimi i Japonisë për lëshimin e ujërave të ndotura në det “nuk është as i tejdukshëm e as përfshirës”.

foto nga CFP

foto nga CFP

Bota duhet të jetë vigjilente ndaj një Japonie që telashet e veta do t’ua përcjellë të tjerëve, komenton CMG-ja. Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë ngjarje.

Më 24 gusht 2023, qeveria japoneze e vuri veten përsëri në shtyllën e turpit të historisë. Ajo do të përballet me dënimin kategorik të mbarë botës, bojkotimin e ashpër të vendeve të ndryshme, si edhe kërkimin e kompensimeve nga bashkësia ndërkombëtare. Historia do t’i kërkojë përgjegjësi Japonisë për lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore në det, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Artan)