Lula: BRICS nuk kërkon të jetë kundërpeshë ndaj G7-s dhe G20-s
2023-08-24 14:53:25

Foto nga VCG

Presidenti brazilian Inácio Lula da Silva deklaroi se aleanca BRICS e pesë ekonomive në zhvillim nuk kërkon të jetë një kundërpeshë për G7-n dhe G20-n , duke theksuar se grupi nuk është i drejtuar kundër të tjerëve, citon “ATSH”.

“Përkundrazi, është një organizatë më e mirë për të ashtuquajturin Jugu Global”, shkroi ai në “X”.

“BRICS nuk është në kundërshtim me G7-n, G20-n apo dikë tjetër. Ne duam të organizohemi si Jugu i Botës. Ne jemi të rëndësishëm në debatin global dhe ulemi në tavolinën e negociatave në baza të barabarta me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në”,- theksoi ai.

BRICS aktualisht përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Tani synon të bëhet “BRICS Plus” dhe të mirëpresë anëtarë të shumtë të rinj.(Elona)