CMG-ja dhe SABC-ja bashkëprodhojnë dokumentarët për bashkëpunimin Kinë-Afrikë e Jugut
2023-08-24 15:04:22

Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e 15-të të BRICS-it dhe vizitës së tij të suksesshme shtetërore në Afrikën e Jugut, të mërkurën, Grupi Mediatik i Kinës dhe Korporata e Transmetimeve e Afrikës së Jugut njoftuan zyrtarisht prodhimin e përbashkët të serisë së dokumentarëve "25 vjet — Dokumentimi i miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë-Afrikë e Jugut", që regjistron marrëdhëniet vëllazërore midis Kinës dhe Afrikës së Jugut dhe mirëpret të ardhmen e ndritur të ndërtimit të përbashkët të një komuniteti të nivelit të lartë me të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë e Jugut.

Foto:CMG

Foto:CMG

Foto:CMG

Presidenti i Grupit Mediatik të Kinës z. Shen Haixiong në aktivitetin(Foto:CMG)

Shen Haixiong, zëvendësdrejtor i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i CMG-së, tha në fjalën e tij se ky vit shënon 10-vjetorin e propozimit nga presidenti Xi Jinping të ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë" dhe 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Afrikës së Jugut. Gjatë 25 viteve të fundit, marrëdhëniet Kinë-Afrikë e Jugut janë bërë një ndër marrëdhëniet dypalëshe më dinamike midis vendeve në zhvillim. Të martën, presidenti Xi Jinping dhe presidenti Cyril Ramaphosa arritën një konsensus të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Afrikë e Jugut në epokën e re gjatë bisedimeve të tyre. Ky është pikërisht synimi origjinal i të dy palëve në bashkëprodhimin e kësaj serie dokumentarësh. Shen Haixiong shprehu shpresën se të dy palët do të përfitojnë nga ky rast për të vazhduar të eksplorojnë një model të re të bashkëpunimit të gjithanshëm me dobi të ndërsjellë dhe të kontribuojnë më shumë në promovimin e lidhjeve njerëzore dhe mësimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Afrikës së Jugut.