Foto nga VCG
Bashkimi Evropian ka dërguar më shumë burime emergjente për të ndihmuar Greqinë me zjarret, tha komisioneri i BE-së për krizat, Janez Lenarčič. “Pesë aeroplanë të tjerë dhe një helikopter janë nisur mbërrijnë nga Gjermania, Kroacia, Suedia dhe Republika Çeke”, shkroi Lenarčič në rrjetin social “X”. Ndihma emergjente për Greqinë po koordinohet nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, një platformë për të koordinuar dhe ndarë burimet emergjente në bllok, shkruan “ATSH”.
Athina kishte kërkuar dhe marrë më parë ndihmë për zjarret e mëdha këtë vit. “Dy prej avionëve zjarrfikës vijnë nga Gjermania”, - tha një zëdhënës i brigadës greke të zjarrfikësve për transmetuesin shtetëror “ERT”. Në Greqi, zjarret e mëdha të pyjeve kanë shpërthyer prej ditësh në pjesë të ndryshme të vendit. Zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të mëdha për t’i vënë nën kontroll për shkak të erërave të forta në shumë pjesë të vendit. (Elona)