Foto nga VCG
Qyteti Jinhua në provincën Zhejiang të Kinës Lindore ka regjistruar 2500 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë që nga fillimi i shërbimit në gusht 2017.
Treni i 2500-të i mallrave, i ngarkuar me 110 TEU mallra të ndryshme si motorë skafesh, karroca për fëmijë dhe tekstile, u nis nga stacioni jugor Jinhua për në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, sipas “China Railway Shanghai Bureau Group Co. Ltd.”, citon “Xinhua”.
Kategoria e mallrave të transportuara nëpërmjet trenave është rritur nga më shumë se 3000 lloje mallrash të klasifikuara në pesë kategori në më shumë se 10 000 lloje në nëntë kategori. Statistikat nga zyra e tregtisë Jinhua tregojnë se në shtatë muajt e parë të këtij viti, vlera e importit dhe eksportit të mallrave të trajtuara nga shërbimi tejkaloi 9.5 miliardë juanë (rreth 1.32 miliardë dollarë amerikanë). (Elona)