Foto nga VCG
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zbardhur takimin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë darkës informale në Athinë, ku ishin të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjete sociale, zonja Von der Leyen shprehet se takimi ka qenë produktiv dhe se së bashku me Zelenskyn diskutuan përparimin e Ukrainës në rrugën drejt BE-së, shkruan “Panorama”. Nga ana tjetër, Zelensky ka deklaruar se shpreson për një vendim nga vendet anëtare të bllokut për të hapur bisedimet e pranimit të lidhura me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2023.
Von der Leyen përshkroi gjithashtu angazhimin e BE-së për të sjellë drithin e Ukrainës në tregjet botërore, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pasojat e tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje e drithit e ndërmjetësuar nga OKB-ja në korrik. (Elona)