Hapësira ujore 5km larg centralit bërhtamor të Fukushimës të Japonisë më 24 gusht 2023 / foto nga CFP
Qeveria kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e ushqimeve dhe shëndetin e popullit kinez, tha Ministria e Jashtme e Kinës të enjten, pasi Japonia filloi të lëshojë ujërat e ndotura bërthamore.
Kina e kundërshton dhe e dënon ashpër këtë veprim dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës japoneze, duke i kërkuar që të ndalojë këtë veprim të padrejtë, tha ministria në një deklaratë menjëherë pasi filloi procesi i lëshimit të enjten.
"Largimi i ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës është një çështje madhore e sigurisë bërthamore. Ndikimi i saj shkon përtej kufijve të Japonisë dhe kjo nuk është në asnjë mënyrë një çështje private e Japonisë. Fillimi me forcë i lëshimit në oqean është një veprim jashtëzakonisht egoist dhe i papërgjegjshëm, që shpërfill interesin publik botëror," thuhet në deklaratë.
Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës njoftoi të enjten se do të pezullojë importimin e të gjitha produkteve ujore me origjinë nga Japonia që nga sot. (Artan)
Gazetarë të huajë, të veshur me kostumin e mbrojtjes nga rrezatimi bërthamor raportuan lëshimin në det të ujërave të ndotura bërthamore të centralit të Fukushimës, më 24 gusht 2023/ foto nga CFP
Japonia nisi më 24 gusht të derdhë në Oqeanin Paqësor ujërat e ndotura bërthamore nga centrali bërthamor i dëmtuar i Fukushimës/ foto nga CFP