Kina do të zbatojë projekte demonstruese për teknologji të gjelbra me karbon të ulët
2023-08-24 14:24:17

Foto nga VCG

Kina do të zbatojë një sërë projektesh demonstruese për teknologji të avancuara të gjelbra dhe me karbon të ulët, të cilat do të ofrojnë mbështetje të fortë në arritjen e objektivave të saj të arritjes së kulmit të karbonit dhe neutralitetit, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Projektet do të fokusohen në disa sektorë kyç, duke përfshirë energjinë jofosile, fushat e industrisë dhe ndërtimit, lloje të reja dhe efikase të rrjeteve të energjisë dhe ruajtjes së energjisë, si dhe kapjen e dioksidit të karbonit, sipas një qarkoreje të formuluar nga komisioni dhe nëntë departamente të tjera, citon “Xinhua”.

Mbështetja e financimit, si investimet nga buxheti qendror, si dhe mbështetja e politikave financiare dhe tatimore, do të forcohet për projektet e lartpërmendura, thuhet në qarkore.

Deri në vitin 2025, një sërë arritjesh teknologjike të avancuara të gjelbra dhe me karbon të ulët do të transformohen dhe zbatohen, ndërsa politikat mbështetëse, modelet e biznesit dhe mekanizmat rregullatorë, të favorshëm për promovimin dhe aplikimin e teknologjive, do të rafinohen gradualisht.

Deri në vitin 2030, avantazhi konkurrues ndërkombëtar i teknologjive dhe industrive të gjelbra dhe me karbon të ulët do të forcohet më tej, sipas dokumentit. (Elona)