Foto nga VCG
Tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë Veriore, e goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit. Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë, citon “ATSH” mediat e huaja.
Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Spitali i përgjithshëm i Aleksandoupolis u evakuua pasi një zjarr i madh po i afrohej qytetit verior grek.
Përgatitjet për një evakuim të mundshëm ishin njoftuar më herët nga zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve. Pacientët janë evakuuar me autoambulanca të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe me ndihmën e një force të madhe policie të stacionuar për këtë qëllim në rajon. Qipro dërgoi dy avionë dhe Rumania dërgoi 56 zjarrfikës me 10 kamionë zjarrfikës për ndihmë. (Elona)