CMG-ja: Me lëshimin e ujit të ndotur bërthamor, besueshmëria e Japonisë ka falimentuar krejtësisht
2023-08-23 11:54:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke shpërfillur kundërshtimet e ashpra si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, qeveria japoneze shpalli të martën që do të nisë më 24 gusht lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore të centralit të Fukushimës në det. Kompania TEPCO është gati për futjen e ujërave të ndotura bërthamore në kanalin e lëshimit. Bashkësia ndërkombëtare është gjerësisht e mendimit që vendimi i Japonisë është i pashoq dhe “jo vetëm shkel ligjin ndërkombëtar, por edhe mund të sjellë katastrofë të pakthyeshme,” vihet në dukje në një koment të CMG-së.

 

Dy vjet më parë qeveria japoneze deklaroi planin e hedhjes së ujit të ndotur bërthamor në det, lidhur me të cilin ka pasur gjithmonë dyshime nga ana ligjore dhe e sigurisë. Për të zbutur zemërimin e publikut, qeveria japoneze dhe kompania TEPCO premtuan që nuk do t'i lëshojnë ujërat e ndotura bërthamore para se të merret vesh me palët që kanë lidhje me këtë çështje. Por fakti tregon që Japonia nuk e mbajti fjalën e vet dhe nuk ka aspak besueshmëri, vijon komenti.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tani shumë studime tregojnë që në ujërat e ndotura bërthamore të Fukushimës përmbahen shumë elemente radioaktive, si tritium, karbon 14, kobalt 60 dhe stroncium 90. Për shkak të rrymave oqeanike, këto elemente mund të përhapen në mbarë Paqësorin dhe në tërë botën, çka do të shkaktojë ndikime të pallogaritshme për mjedisin detar dhe shëndetin e njerëzve.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga pala japoneze, rreth 70 % e ujit të ndotur ende nuk plotëson standardet e lëshimit pasi është trajtuar nga sistemi i trajtimit (ALPS). Vlerësimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pohon gjithashtu se ALPS "nuk mund të heqë të gjitha radionuklidet nga uji i ndotur bërthamor”. Përveç kësaj, Japonia nuk ka dhënë përgjigje për shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare, si saktësia e të dhënave mbi ujërat e ndotura bërthamore dhe monitorimi mbi lëshimin e tyre në det.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në këtë gjendje, Japonia këmbëngul të lëshojë ujërat e ndotura në det, që në thelb është kalim i rrezikut të ndotjes bërthamore te mbarë njerëzimi dhe kjo sigurisht do të ketë kundërshtime të vendosura. Sipas Konventës së OKB-së për Ligjin Detar, vendet kanë detyrim të mbrojnë dhe përmirësojnë mjedisin detar. Si palë nënshkruese e kësaj konvente, Japonia duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu ka të drejtë të plotë të përdorë armët ligjore dhe të kërkojë mbajtje përgjegjësie dhe dëmshpërblim prej Japonisë, mbyllet komenti i CMG-së.

(Jiang Lei)