Vuçiç takon Zelensky-n: Respektoj integritetin territorial të Ukrainës. Kundër sanksioneve ndaj Rusisë
2023-08-23 16:09:02

Foto nga VCG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të martën në Athinë (22 gusht) me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në takimin kokë më kokë, Vuçiç ka garantuar se Serbia respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

"Kam pasur një bisedë të hapur me Zelensky-n. Unë përsërita se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, ndryshe nga disa që respektojnë integritetin territorial të Ukrainës, por jo të Serbisë",- tha Vuçiç teksa shtoi se me Zelensky-n ka biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh, citon “RTSH”.

Por ndonëse Vuçiç deklaroi se respekton integritetin territorial të Ukrainës, ai nuk ka rënë dakord me liderët e Ballkanit për zbatimin më efektiv të sanksioneve kundër Rusisë.

Vuçiç ishte në Athinë në kuadër të takimit informal të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. (Elona)