Kryeministri kinez uron homologun e vet të Guinea-Bisaut për marrjen e detyrës
2023-08-23 21:48:54
foto nga CFP
Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi të hënën një mesazh urimi Geraldo João Martins-it, për marrjen e detyrës si kryeministër i Guinea-Bisaut.
Në mesazhin e urimit, Li Qiang tha se Kina dhe Guinea-Bisau janë vende miq dhe partnerë të mirë. Vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë një prirje të mirë zhvillimi dhe të dy vendet kanë bashkëpunim frytdhënës në fusha të ndryshme dhe e kanë përkrahur njëri-tjetrin në çështjet ndërkombëtare. Pala kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Guinea-Bisaun. “Jam i gatshëm që të përpiqem bashkë me Ju për të nxitur arritjen e më shumë rezultateve në bashkëpunimin miqësor ndërmjet dy vendeve tona,” u shpreh kryeministri kinez. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore