Foto nga VCG
Një total prej 29 projektesh të mëdha kulturore dhe turistike me një investim të kombinuar prej 14.35 miliardë juanë (rreth 2 miliardë dollarë amerikanë) u nënshkruan në një ekspozitë të industrisë kulturore të mbajtur në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore, njoftuan organizatorët e eventit, citon “Xinhua”.
Pas përfundimit të Ekspozitës së 10-të të Industrive të Kulturës së Kinës Perëndimore dhe Ekspozitës Ndërkombëtare të Turizmit të Rrugës së Mëndafshit Xi'an 2023 u raportua për shitje të produkteve kulturore dhe turistike në vend prej mbi 60 milionë juanë.
Në eventin katërditor morën pjesë delegacione nga 20 vende, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Kirgistanin, Kazakistanin, Poloninë dhe mbi 20 rajone të nivelit provincial në të gjithë Kinën.
Ky event tërhoqi mbi 700 ndërmarrje kulturore dhe turistike, 9800 ekspozues dhe 150.000 vizitorë. Vende të tilla si Fixhi, Kroacia, Jordania, Filipinet dhe Kamboxhia gjithashtu promovuan burimet e tyre unike turistike. (Elona)