Japonia pritet të derdhë ujin radioaktiv të Fukushimës në oqean
2023-08-23 16:11:54

Foto nga VCG

Japonia ka njoftuar se më 24 gusht do të derdhë në Oqeanin Paqësor më shumë se 1 milion ton kub të mbledhur nga centrali bërthamor i Fukushimës. Veprimi do të kryhet, pavarësisht kritikave të vendeve aziatike fqinje, si Kina, bën të ditur “RTSH”.

Centrali i Fukushimës u dëmtua pas cunamit që pasoi tërmeti i marsit 2011. Uji i akumuluar në depozitat e posaçme pas fatkeqësisë po lëshohet në oqean pasi operatori i centralit thotë se nuk ka më vend për ta magazinuar.

Deri tani, mendohet se sasia e ujit radioaktiv është aq e madhe mund të mbushë deri në 500 pishina të përmasave olimpike.

Uji është holluar dhe filtruar për ta pastruar nga substancat radioaktive, edhe pse mbeten ende gjurmë të izotopeve të hidrogjenit, të cilat janë të vështira për t'u hequr.

Autoritetet parashikojnë të hedhin një sasi maksimale prej 500 mijë litrash në ditë në brigjet verilindore të Japonisë. (Elona)