Pamje e fushës gazmbajtëse "Bazhong" në provincën Sichuan në Kinën Jugperëndimore. / CMG
Kina ka zbuluar mbi 30.5 miliardë metra kubë rezerva të gazit natyror në provincën jugperëndimore të vendit Sichuan, njoftoi të hënën Korporata Petrokimike e Kinës ("Sinopec").
Në fushën gazmbajtëse "Bazhong" në Pellgun e Sichuan-it, "Sinopec" gjeti depozita gazi në një zonë 810 000 metra katrorë me një trashësi prej 29 metrash. Kompania i përshkroi rezervat si tipike "ekstra të thella", rreth 4 550 - 5 225 metra nën sipërfaqe.
Yang Gongtian, zëvendësmenaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Naftës dhe Gazit të Jugperëndimit të "Sinopec"-ut, i tha Grupit Mediatik të Kinës (CMG) se kjo kompani "prodhon tani më shumë se 25 milionë metra kubë gaz natyror në ditë, nga të cilat gazi i thellë rreshpor dhe gazi natyror ultra i thellë përbëjnë 70 për qind, duke ndihmuar në nxitjen e zhvillimit të madh dhe të efektshëm të gazit natyror ultra të thellë në Kinë."
foto nga CFP
Sasia e burimeve dhe e prodhimit të gazit natyror në Pellgun e Sichuan-it renditen në vend të parë në Kinë.
Në dekadën e fundit, fusha e parë e gazit në gumë ultra të thellë me sasi të lartë sulfuri në botë, me një lartësi mbi 7 000 metra, fusha e gazit "Yuanba", dhe fusha e parë e gazit të thellë rreshpor me rezerva të vërtetuara që i tejkalojnë 100 miliardë metrat kubë, janë shfrytëzuar me sukses këtu.
Deri tani, rezervat e gazit natyror të Kompanisë së Naftës dhe Gazit të Jugperëndimit të "Sinopec"-ut i kanë kaluar 1 trilion metrat kubë, me një prodhim të përgjithshëm prej 100 miliardë metrash kubë, duke e bërë këtë degë prodhuesen më të madhe të gazit natyror në Grupin "Sinopec".
foto nga CFP