Australia blen 200 raketa amerikane me rreze të largët veprimi
2023-08-22 11:58:49

Foto nga VCG

Anijet në flotën detare australiane do të pajisen me raketa ”Cruiz” të blera nga SHBA, të afta për të goditur objektivat deri në 1 500 kilometra, njofton ATSH.

Këto blerje pritet të kushtojnë 2,5 miliardë dollarë australianë (1,6 miliardë euro) që synon të dekurajojë kundërshtarët e mundshëm që synojnë shkeljen apo pushtimin e territorit australian.

Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles njoftoi të hënën blerjen e mbi 200 raketave ”Tomahawk” duke e bërë Australinë vendin e tretë që siguron armatimin e fuqishëm, pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Qeveria do të blejë gjithashtu më shumë se 60 raketa të drejtuara kundër rrezatimit me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, të cilat do të operohen në aeroplanët e Forcave Ajrore.

”Blerja e raketave të frikshme me rreze të gjatë veprimi tregon se qeveria jonë po lëviz me shpejtësi për të zbatuar rekomandimet e vlerësimit të fundit strategjik të mbrojtjes”, tha ministri.

“Ne investojmë në aftësitë që i duhen Forcave tona të Mbrojtjes për t’i mbajtur australianët të sigurt në botën e sotme komplekse dhe të pasigurt”, shtoi ai.(Fatosi)