foto nga CFP
Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi të martën një mesazhi urimi Hun Manet, për zgjedhjen si kryeministër i Kamboxhias.
Në mesazhin e urimit, Li tha që Kina dhe Kamboxhia janë vende fqinje dhe mike të mira. Prej kohësh, të dyja vendet shërbejnë si shembull për formimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri. Pala kineze përkrah me vendosmëri Kamboxhian në ndjekjen e rrugës së zhvillimit në përputhje me gjendjen konkrete të vendit dhe beson se, nën drejtimin e kryeministrit Hun Manet dhe të qeverisë së re, populli vëlla kamboxhian me siguri do ta bëjë vendin më të lulëzuar dhe më të begatë. "Jam i gatshëm që të përpiqem bashkë me kryeministrin Hun Manet, për të ndjekur kursin strategjik të përcaktuar bashkërisht nga presidenti Xi Jinping dhe mbreti Norodom Sihamoni e Shkëlqësia e Tij, zoti Hun Sen, për të ndërtuar bashkësinë me fate të përbashkëta Kinë-Kamboxhia në të mirë të të dy popujve," tha kryeministri Li. (Wang Lei/ Artan)