Kryeministri: Kina dëgjon rregullisht kërkesat dhe sugjerimet e kompanive të huaja
2023-08-22 12:11:37

Foto nga Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang u takua të hënën me Dhanin Chearavanont, kryetarin e lartë të Grupit "Charoen Pokphand" të Tajlandës, duke thënë se Kina dëgjon kërkesat dhe sugjerimet e kompanive të huaja në mënyrë të rregulltë dhe ka ndihmuar aktivisht në zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve të tyre.

Li vuri në dukje se biznesmenët kinezë brenda e jashtë vendit kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në Reformën dhe Hapjen e Kinës.

Tani, Kina po përqendrohet në nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë, përparimin e modernizimit kinez dhe vazhdimin e ndërtimit të një mjedisi biznesi të nivelit të parë të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar, theksoi kryeministri.

Kina mirëpret Grupin "Charoen Pokphand", biznesmenët kinezë jashtë vendit dhe kompanitë nga e gjithë bota të investojnë aktivisht në Kinë dhe të ndajnë mundësitë e zhvillimit të saj, tha Li.

Duke vënë në dukje se Grupi "Charoen Pokphand" ka besim te zhvillimi i Kinës, Dhanin Chearavanont tha se grupi i tij është i përkushtuar ndaj zhvillimit në Kinë dhe është i gatshëm të zgjerojë më tej investimet dhe të thellojë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë me Kinën.