Foto nga VCG
Shitjet e automjeteve të pasagjerëve të markës kineze u rritën me 20.4 për qind nga viti në vit në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat e industrisë, njofton Xinhua.
Rreth 7.19 milionë automjete pasagjerësh të markës vendase u shitën në Kinë gjatë periudhës, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë. Pjesa e tregut të automjeteve të tilla ishte 53.8 për qind në tregun kinez, 6.1 pikë përqindjeje më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2022.
Vetëm në korrik, shitjet e markave vendase të automjeteve u rritën 11.4 për qind nga viti në vit në 1.2 milionë njësi.
Shitjet përbënin 57.2 për qind të totalit të shitjeve të makinave të pasagjerëve në vend muajin e kaluar, me 7.6 pikë përqindjeje nga viti në vit.(Fatosi)