Foto nga VCG
Një raport i ri ka zbuluar se industria e robotëve në Kinë po përmirësohet vazhdimisht, me skenarët e aplikimit dhe aftësitë e prodhimit që janë zgjeruar ndjeshëm. Raporti i këtij viti mbi teknologjinë dhe zhvillimin e industrisë së robotëve në Kinë, i publikuar në Konferencën Botërore të Robotëve 2023 në Pekin, theksoi avancimin e produktit të robotëve të ndryshëm, duke përfshirë robotët bashkëpunues, robotët logjistik dhe robotët specialë, shkruan “CGTN”.
Sipas raportit, disa pjesë kyçe tani mund të prodhohen në vend.
Në raport thuhet se industria globale e robotëve vazhdon të rritet dhe Kina është bërë një forcë e rëndësishme lëvizëse për zhvillimin e industrisë.
Industria motorike dhe elektronike mbeten dy fushat ku robotët aplikohen gjerësisht dhe zhvillimi i robotëve humanoidë po përshpejtohet. Sipas raportit, Kina ka një sërë arritjesh patentash në drejtimin teknik të modularizimit dhe rindërtimit të robotëve, planifikimit me shumë detyra dhe kontrollit inteligjent, perceptimit të informacionit dhe navigimit. (Elona)