CMG-ja: Lai Ching-te është një "problembërës" i plotë
2023-08-19 14:26:00

Në 18 gusht, Lai Ching-te, zëvendëslideri i rajonit të Tajvanit të Kinës, u kthye në Tajvan pasi mbaroi "tranzitin" e tij në ShBA. Para dhe pasi ai të ikte në ShBA, tajvanezët dhe emigrantët kinezë në ShBA protestuan duke hedhur parulla të tilla si "Kundër pavarësisë së Tajvanit" dhe "Pavarësia e Tajvanit është një rrugë pa krye". Këtë herë edhe pala amerikane bëri një “trajtim të ftohtë” ndaj Lait. Këto konfirmojnë se të gjitha palët pranojnë se Lai Ching-te është një "problembërës" i plotë.

Tani, shumë njerëz po flasin për një "status quo” të çështjes së ngushticës së Tajvanit. Pra, çfarë është "situata e tanishme"? Faktet janë të qarta, pra Tajvani është pjesë e territorit të Kinës. Megjithëse ka pasur dallime politike afatgjata midis dy anëve të ngushticës, sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial i Kinës nuk janë ndarë kurrë.

Për  kohë të gjatë, Lai Ching-te e ka quajtur veten  një "punëtor pragmatik për pavarësinë e Tajvanit". Vitet e fundit, ai shpesh ka mbrojtur "pavarësinë e Tajvanit" dhe ka nxitur "urrejtje dhe rezistencë ndaj Kinës". Pasi u emërua nga Partia Demokratike Progresive këtë vit për të kandiduar si lideri i rajonit të Tajvanit në vitin 2024, ai ndryshoi të ashtuquajturën tezë "mbrojmë Tajvanin përmes kundërshtimit ndaj Kinës" në "mbrojmë paqen e Tajvanit" nga nevojat e strategjisë zgjedhore. Por disa ditë më parë, në një intervistë ekskluzive me Bloomberg, Lai hodhi edhe një herë mashtrimin separatist të "pavarësisë së Tajvanit", duke thënë se "Tajvani është tashmë një vend sovran dhe i pavarur, jo pjesë e Republikës Popullore të Kinës" etj. Kjo tregon qartë se pavarësisht se çfarë lloj manteli "paqësor" vesh, ai s'mund ta fshehë fytyrën e tij të vërtetë për "pavarësisë së Tajvanit". Veprimet e Lait kanë vërtetuar plotësisht se ai është një "problembërës" që minon paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit.

Në të njëjtën kohë, Lai Ching-te u përpoq gjithashtu të ekzagjeronte të ashtuquajturin "kërcënim kontinental". Vitet e fundit, zhvillimi social dhe ekonomik i Tajvanit është përballur me shumë sfida. Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive, Lai Qingde dhe të ngjshmit si ai janë treguar të paaftë për t'iu përgjigjur kërkesave të popullit. Megjithatë ata janë shumë aktivë për të shërbyer si "makinë parash" për tregtarët e armëve amerikane. Sipas statistikave, në vetëm dy vjet, vlera totale e shitjeve të armëve amerikane në Tajvan arriti në 4 miliardë dollarë. Një numër i madh pajisjesh ushtarake amerikane ka hyrë në Tajvan, duke e kthyer ishullin në një "fuçi baruti" të rrezikshëm.

Këtë herë, nën maskën e "tranzitit", qëllimi më i rëndësishëm i Lait është të marrë vrull për zgjedhjen e liderit të rajonit të Tajvanit, për të tërhequr ShBA-në të përkrahje të tij dhe të përhapë gabimin e "pavarësisë së Tajvanit" në komunitetit ndërkombëtar. Kjo ka krijuar telashe për marrëdhëniet kino-amerikane. Duke gjykuar nga reagimi i palës amerikane, duket qartë se ka pasur një “trajtim të ftohtë” për Lain.  Kjo sjellje e palës amerikane tregon se sado që forcat e “pavarësisë së Tajvanit” të lajkatojnë ShBA-në, ata do të kenë gjithmonë një rol të parëndësishëm në sytë e Uashingtonit.

Gjithnjë e më shumë njerëz në Tajvan e kuptojnë se "pavarësia e Tajvanit" është e papajtueshme me paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit dhe bie ndesh me interesat dhe mirëqenien e bashkatdhetarëve në të dy anët e ngushticës. Kundërshtimi me vendosmëri i "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndjekja e përbashkët e ribashkimit paqësor janë në interesin më të mirë të popullit kinez në të dy anët e ngushticës. Kontinenti është i gatshëm të krijojë një hapësirë të gjerë për ribashkim paqësor, por kurrë nuk do lejojë asnjë hapësirë për "pavarësinë e  Tajvanit" me forma të ndryshme. (Çang Çuo)